Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis intervistimin e 3 prokurorëve kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme SPAK.
I pari që del para KLP është prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë.
I dyti është prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër.
Prokurorja e tretë që do dalë para KLP është Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë./albeu.com