Kancelari gjerman telefonon Putin, këshilltari i Zelenskyt tregon për çfarë po negociojnë

Kancelari gjerman Olaf Scholz është duke zhvilluar në këto momente një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmi është dhënë nga Këshilltari i Zelensky, Mykhailo Podoliak. Ai bën të ditur se biseda po përqendrohet në çështjen e korridoreve humanitare, pas një marrëveshjeje të arritur dje për këtë qëllim.

“Bota më në fund e ka kuptuar të gjithë katastrofën e organizuar nga Rusia”, shtoi këshilltari.