Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj që nga dita e djeshme.
Ajo është larguar prej ditësh nga shtëpia, por deri ditën e djeshme ka folur në telefon me vajzën e saj.
Paraditen e sotme bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin në polici dhe organet kanë nisur kërkimin për gjetjen e saj.
Mësohet se Marku ka pasur konflikte me familjen, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe zhdukja e saj mbetet mister. /albeu.com