Juristët e Berishës dorëzojnë në KQZ kërkesën për regjistrim e PD në zgjedhje

PD e drejtuar nga Sali Berisha ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet  lokale të 14 majit.

Përfaqësuesit ligjor të PD,Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë shkuar në KQZ pas mbledhjes  së Këshillit Kombëtar.

Sapo depozituam regjistrimin ePD si subjekt zgjedhor. Kjo kërkesë është e firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha, është në përuthje me Kodin Zgjedhor. Ndërkohë në zbatim të këtij ligji kemi paraqitur dokumentacionin sipas kërkesave ligjore. Kemi dorëzuar kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor”, u shprehën juristët e PD pas depozitimit të kërkesës për regjistrim.

PD do të shkojë në zgjedhje në koalicion me partitë opozitare me të cilat ka nisur diskutimet që mbrëmjen e sotme.

/AlbEu.com/


Shtuar 5.03.2023 21:43