“Ju jeni Ballukëzuar”, Berisha akuza maxhorancës: Simboli më i urryer u abuzimit dhe hajnisë shtetërore! Përgëzoj ata që s’e pranuan

Kryedemokrati Sali Berisha ngriti akuza të rënda sot nga foltorja e Kuvendit (4 maj) gjatë seancës plenare ku u diskutuan problematika të ngritura nga zgjedhësit në rrethe.

Teksa mori fjalën në emër të PD-së, Berisha akuzoi PS-në dhe shumicën e deputetëve të saj se ishin “Ballukizuar”, duke iu referuar ish-zv/kryeministres së pezulluar, të pandehur për abuzim me detyrën nga SPAK dhe me masë nga GJKKO-ja.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ai preku edhe çështje të vizitës së Peleshit që u kritikua nga emigrantët sipas tij, për çmimin e lartë të naftës, falimentimin e fermerëve dhe të tjera.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, në axhendë kushtuar problemeve tuaja, por kjo është hipokrizia më e madhe e tyre. Cilido që pat fatin të ndjekë lajmin e censuruar në mënyrë të padenjë nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama, në të cilin shqiptarëve të diasporës, emigrantët tanë, e zhveshën lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaja të parlamentit dhe i thanë ne jemi këtu se villni ju, ne marrim rrugët e botës se ju vidhni, dëgjojini lajmin se është me zë e figurë, se ju jo vetëm vodhi, por mbroni hajdutët, bllokoni prokurorët siç i bllokuar me rastin Ballukut. Ne ikim e ikim nga një tokë që është bërë nga e bekuar në të mallkuar sepse ju vidhni. Në vend se një ditë të ktheheni në njeri, bëni aktin si ai krimineli dje që shtypi fëmijët dhe ia mbathi dhe i la aty, e çfarë ishte, një i përkëdhelur i pushtetit. Edhe ju e shihni se ajo vjedh, edhe në kontrollin e fundit, para 5 ditësh, a e dini ju se Sokol Balluku, me dhëndrin e tyre, Arbër Balluku, me të gjithë sojin që u kontrolluan, e morët vesh se bëhej fjalë për t paktën 80 mln euro të grabitura prej tyre dhe ju e mbroni”, tha Berisha mes të tjerash.

Më tej ai vijoi duke u shprehur se shumica e deputetëve të PS janë bërë njësh me Ballukun dhe e mbrojnë atë, sikurse kryetari i tyre që tani po mendon “t’ia mbathë si Kraksi në Itali”.

Ai akuzoi edhe mungesën e ndihmës së qeverisë ndaj fermerëve dhe qytetarëve.

“E morët vesh ju, atëherë për çfarë seance bëni fjalë ju kur ata thonë se ne marrim rrugën e dheut dhe ikim se s’kemi asnjë mundësi. Jo të gjithë ju, por në tërësi meritoni mbiemrin Balluku. A nuk u bëtë si Balluku, kur pret shtrigën e korrupsionit Lubinë, për të manipuluar letrat. Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri në Evropë, që në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit u hiqni fshatarëve subvencionin për naftën, a ka cinizëm më të madh se ky, a ka akt më të papërgjegjshëm? Kjo është politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por edhe e largimit të tyre, shqiptarët e dinë mirë se largimi nga toka e ferma e tyre është nafta, sepse me krah e parmendë nuk ia dalin dot. Ju vidhni dhe ata marrin rrugët e dheut, Australinë, Norvegjinë, Alaskën, vendet më të largëta”, vijoi ai.


Shtuar 4.05.2026 18:39