Balla i drejtohet deputetëve të PD-së: Mjaft me sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve! Në GJKKO do doja të kisha përballë njërin prej personave në akuzë

Kreu i grupit parlament socialist Taulant Balla mbajti fjalën e tij nga foltorja e parlamentit seancën e sotme plenare.

Balla fillimisht u ndal te aksidenti i rëndë në Durrës, ku i bëri thirrje policisë së shtetit që të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull dhe të mos kenë më fare patentë.

Të lidhura

None found

Sakaq, iu drejtua Berishës dhe demokratëve, që të ndalojnë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi reforma në drejtësi është një sukses.

Më tej iu drejtua dhe Belind Këlliëi, në lidhje me debatin në Komisionin e Jashtëm me ministrin Ferit Hoxha.

Balla: Kam dhe një thirrje për policinë e shtetit, që këtë rast duhet ta analizojë, këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë. Duhen kontrolluar mëngjes drekë darkë. Këta nuk kanë pse të kenë fare patentë. Këta të fortit duhen bërë shembull në çdo komunitet.

Dëgjova sot që sulmoni reformën e bën dy herë në muaj te dera e SPAK dhe GJKKO. Dhe mendoj se reforma në drejtësi është një sukses. Jemi një vend që nga 1912 nuk kemi patur drejtësi. Reforma ka të djathtë të majtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia kishim arritur që para drejtësisë të arrinin të gjithë. Padyshim që radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Lini sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Bëjnë një punë që ia kemi besuar ne në ndryshime kushtetuese. Koha kur ky parlament emëronte prokuror dhe gjyqtarë ka mbaruar. Sa i përket akuzave, ka një standard, kushdo që ka një akuzë ta depozitojë atje. Javën e kaluar isha në GJKKO do kisha dëshirë që njëri prej personave të ishte aty. Kam vlerësuar lart procedurën që bënte gjykatën. Respektimi i rregullave dhe ligjit duhet të jetë rregull për të gjithë. E fundit, sa i përket një raportimi normal në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtëm, ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në komision duhet të jetë një punë e përjavshme për të mbajtur të informuar Kuvendin. Zoti Këlliçi atë që ju thashë në Komision, po ja them edhe këtu ,ministri ynë është më i suksesshme që ka patur Shqipëria. Ka punuar me dy qeveritë. Dhe e vërteta që Ferit Hoxha po bën një punë të shkëlqyer në një kohë kaq të shkurtër. Sa i përket dhe sulmeve personale që i bëni ndaj një ambasadoreje dhe ministre, ne nuk merremi me vëllezërit as me motrën e secilit prej jush. E vërteta që përgjigjen ta dha ministri. Duhet ta kishe ndarë dhe me kolegët e PD. keni 2 muaj që bërtisni jo IBAR ka dështuar, rrëzuar. IBAR ende nuk është shqyrtuar nga Këshilli. Erdhi Tritani e ka rrëzuar këshilli tha.


Shtuar 4.05.2026 18:49

Tags: ,