Jorida Tabaku shkon familjarisht në qendrën e votimit: Votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin

Kandidatja e PD për deputete, Jorida Tabaku ka “shkundur” votën para pak minutash.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale, foto me familjen e saj. Të kapur dorë për dore, Tabaku ka prezantuar bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.

“Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin! Votoni për fëmijët tuaj, votoni për ndyshimin! Voto9”, shkruan Tabaku bashkëngjitur fotos.


Shtuar 25.04.2021 10:16