Jeta e luksit nxjerr zbuluar shqiptarin, policia  i gjen kokainë dhe 40 mijë euro “cash”

Policia italiane ka zbuluar mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash gjatë një kontrollit në një shtëpi në lagjen Valmaura të Triestes.

Efektivët filluan të kenë dyshime nga niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës.

Kontrolli i ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese parash, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.

Gjatë kontrollit në makinën e të riut u gjetën edhe 200 euro të tjera cash. Shqiptari u arrestua për posedim me qëllim shpërndarje droge.

 

 


Shtuar 18.11.2023 17:09