Jeni të prekur nga virozat? Këshillat sesi t’i paraprijmë gripit

Gripi dhe virozat ka prekur një pjesë të madhe të njerëzve në këto ditë të ftohta dimri. Virozat sjellin shqetësime tek pjesa më e madhe e njerëzve, sidomos tek tek fëmijët. Temperaturat e larta, lodhje, ethe janë disa nga simptomat që na shfaqen. Por si ta kalojmë një grip sa më shpejt dhe në mënyrë efektive?

1-Hani një lugë mjaltë. Mjalti jo më kot është konsideruar si ilaç sepse ka aftësinë që të zbus grykët dhe të lehtësoj irritimin e tyre.

2-Ushqehuni me supë pule dhe me perime. Studiuesit shprehen se supa e pulës ka aftësinë të ngadalësojë lëvizjen e rruazave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet, dhe kur këto rruaza lëvizin më ngadalë ato kalojnë më shumë kohë në atë pjesë të trupit, që ka nevojë për to.

3-Bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë. Kripa ka veti që të vrasë patogjenet që shkaktojnë sëmundjet.

4-Hidhni disa pika vaj në një tenxhere me ujë të zier dhe thithni avullin. Është një mënyrë e mirë që të lirohen rrugët e frymëmarrjes.

5-Pini shurup të bërë me manaferra të zeza. Manaferrat e zeza ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktojnë deri ne dy herë simptomat e gripit.

6-Pini shumë lëngje dhe ujë. Kur jeni sëmurë doktorët rekomandojnë deri në 2 litra ujë në ditë, sepse uji përdoret si filtër për të pastruar organizmin.

7-Përdorini ushqime që kanë zink.  Zinku është i rëndësishëm në organizëm dhe nëse merret në kohë, shkurton ciklin e sëmundjes, duke e përgjysmuar.

8-Bëni të paktën 7 orë gjumë. Është e rëndësishme që të bëni gjumë të rregullt. Një studim i fundit doli në konkluzionin se njerëzit të cilët flinin 8 orë gjumë ishin më pak të rrezikuar të prekeshin nga virozat dhe gripi sesa ata që flinin më pak.

9-Beni pjesë të vaktit tuaj, kërpudhat. Kërpudhat kanë aftësinë që të forcojnë imunitetin duke reduktuar rrezikun e prekjes nga gripi.

10-Konsumoni kos në mëngjes. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë kos në mëngjes, kanë 12% më pak rrezik të preken nga infeksione respiratore, sesa ata persona që nuk e konsumojnë.


Shtuar 21.10.2022 07:29

Tags: ,