Arben Damoni, koordinator i programeve në Njësinë për Transformim Digjital të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP), ishte pjesë e panelit “Digital Local Government: Bringing Public Services Closer to Citizens” në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2026, të mbajtur në Mal të Zi.
Të lidhura
None found
Në fjalën e tij, Damoni nënvizoi se platformat e përbashkëta digjitale u japin mundësi edhe komunave me burime të kufizuara financiare dhe njerëzore të ofrojnë shërbime publike, pa qenë të detyruara të ndërtojnë sisteme të veçanta.
Ai shpjegoi se Kosova ka integruar shërbimet komunale përmes eKosova-s, ndërsa përdorimi i moduleve të përbashkëta digjitale ndihmon në menaxhimin më efikas të burimeve dhe në lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime.
Gjatë prezantimit, koordinatori i MDAP-së foli edhe për përparimin e vendit në shtrirjen e internetit me shpejtësi të lartë përmes projektit KODE. Po ashtu, ai e cilësoi zhvillimin e aftësive digjitale si një element të rëndësishëm për ndërtimin e një administrate publike të gatshme për procesin e transformimit digjital.
Damoni theksoi se angazhimi i të gjitha komunave në këtë proces është i domosdoshëm, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga digjitalizimi pavarësisht zonës ku jetojnë.
Pjesëmarrja e MDAP-së në samit shërben për ndarjen e përvojave dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal në modernizimin e qeverisjes lokale, me synim afrimin e shërbimeve publike me qytetarët.






