Pas mbi 7 orësh protestë, rreth 40 persona shoqërohen në komisariatet e Tiranës

Pas më shumë se shtatë orësh përplasje dhe tensionesh, numri i personave të ndaluar gjatë protestës është rritur ndjeshëm.

Sipas burimeve, deri tani rreth 40 protestues janë shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Tubimi, i nisur përpara godinës së ministrisë, u përshkallëzua me ndërhyrje të forcave të rendit, përdorimin e autobotëve të ujit, përleshje fizike dhe tërheqje zvarrë të protestuesve në rrugë. Ndërkohë, disa prej akseve të Tiranës vijojnë të mbahen nën vëzhgimin e forcave të sigurisë.


Shtuar më 13.10.2026 21:34