Kryeministri Fumio Kishida ka thënë se Japonia do t’i ofrojë Ukrainës një mbështetje financiare prej 5.5 miliardë dollarësh ndërsa afrohet këtë javë përvjetori i një viti luftë.
Japonia tashmë i kishte dhënë Ukrainës rreth 600 milionë dollarë, si dhe ndihmë emergjente humanitare me vlerë qindra milionë dollarë, sipas zyrës së kryeministrit.
“Ka ende nevojë për të ndihmuar njerëzit, mjetet e jetesës së të cilëve janë shkatërruar nga lufta, dhe për të rivendosur infrastrukturën e shkatërruar”, tha Kishida.
Ai gjithashtu njoftoi se Japonia do të presë një video-konferencë të liderëve të G7 me Zelensky të premten, ditën e përvjetorit të pushtimit. /albeu.com