Janë bërë “hije”, si dështuan 10 operacione të FNSH-së dhe RENEA-s për kapjen e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit

10 operacione janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit për kapjen e të shumëkërkuarve  Talo Çela, dhe Nuredin Dumani, të dy të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në vendin tonë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se operacionet janë zhvilluar nga FNSH dhe RENEA, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë për fshehjen e të dy shumëkërkuarve.

Sipas informacioneve mësohet se kontrollet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në Peqin dhe në njësinë Administrative  Luz të bashkisë së Kavajës.

Për shkak të dekonspirimit të aksionit policor, këto operacione janë mbajtur sekret nga autoritetet vendore.

Ndër të tjera burimi i ka pohuar ABC-së, se të gjitha kontrollet në banesa ku dyshohen qe strehohen të shumë kërkuarit janë kryer me vendim Gjykate.

Ndërkohë kujtojmë se Talo Çela dhe Nuredin Dumani sëbashku me disa persona të tjerë akuzohen për vrasjen e bujshme të 2 marsit të 2020 të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia./abcnews.al


Shtuar 17.01.2022 13:03