Ja si ta bëni grimin të zgjasë më shumë në këto ditë të nxehta

Vera është një nga stinët më të njohura për dasma për arsye që dihen tashmë. Por për shkak të temperaturave të larta është normale për të bërë këdo të djersitet, por kur merrni parasysh aktivitetet në ditë e dasmës gjëja e fundit që dëshironi është të keni probleme me grimin.

Ky është një problem që mund të haset jo vetëm nga nusja dhe prandaj ju sjellim disa këshilla si ta shmangni. Si fillim duhet të gjeni një grimier me përvojë që di sekretet e grimit afatgjatë. Kjo nuk është koha për të provuar një fillestar ose për të lejuar shoqen tuaj që shikon shumë video në YouTube të provojë aftësitë e saj. Nëse dëshironi që grimi juaj të zgjasë gjithë ditën më mirë të paguani pak më shumë sesa të rrezikoni. Por nuk ka asgjë të keqe të doni t’a bëni vetë grimin tuaj por janë disa gjëra që duhet të keni parasysh.

Përgatisni lëkurën

Ju mund të mendoni se është një ide e mirë të mos vendosni hidratues për ta bërë grimin tuaj të qëndrojë në një ditë të nxehtë por kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje në fakt të keni një lëkurë të hidratuar është faktor kryesor në qëndrueshmërinë e grimit. Pasi lëkura juaj të jetë e hidratuar përdorni një primer matfikues për të krijuar një bazë për grimin.

Aplikoni vetëm atë që ju nevojitet.

Kur bëhet fjalë për grimin afatgjatë për ditët e djersitura të verës, më pak është padyshim më shumë. Ju nuk dëshironi të vendosni me më shumë produkte sesa duhet. Ideja është t’i përpunoni produktet në njëra-tjetrën në mënyrë që të mos shtresohen.

Grimi juaj bazë është padyshim i rëndësishëm, por sytë dhe buzët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në pamjen tuaj. Rekomandohet përdorimin e një buzëkuqi të lëngshëm mat për jetëgjatësi maksimale dhe kështu nuk keni nevojë të shqetësoheni për riaplikim gjatë gjithë kohës.

Djersa nuk është shqetësimi juaj i vetëm në këtë ditë, ndodhin edhe lotët! Kështu që përzgjidhni produktet tuaja si rimeli apo peneli, të jenë kundra ujit që të mos keni surpriza të pakëndshme.

Mbani me vete produktet për riaplikim.

Mos harroni se pavarësisht gjithë parapërgatitjes suaj mund të keni nevojë të riaplikoni buzëkuqin apo pudrën prandaj mbani me vete produkte mini-size që ta keni sa më të lehtë./albeu.com


Shtuar 22.05.2022 14:47