Ja sa raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Nuk ulen infektimet e reja në vend, po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 897 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 264 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 29 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 574 viktima. Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 722 persona.


Shtuar 25.03.2021 19:10