Italia aktivizon sot “Super Green Pass”, ku ndryshon nga “Green Pass” i thjeshtë

Itali aktivizon ditën e sotme Super Green Pass-in.

Veçantia e tij është se ai lëshohet vetëm për personat e vaksinuar apo që e kanë kaluar koronavirusin, duke përjashtuar mundësinë e tamponëve.

Pra ata që nuk janë vaksinuar, nuk mund të justifikohen më me tamponin negativ, por duhet me patjetër kryerja e vaksinës për të marrë shërbime të caktuara.

Këto masa të reja do të jenë në fuqi deri më 15 janar 2022 e synojnë mbajtjen nën kontroll të rrezikut të infektimit nga variantet e reja të virusit e vaksinimin e asaj pjese të popullsisë ende e pa vaksinuar.

Green Pass-i e Super Green Pass-i do të jetë aktivë në të gjithë territorin italian e në varësi të ngjyrave e bardhë, e verdhë e portokalle që do të ketë rreziku pandemik i banorëve.

Super Green Pass-i do të lejoj konsumin në ambientet e brendshme të lokaleve e restoranteve, në festa e ceremoni civile e fetare, në salla kërcimi, diskoteka, gara sportive, palestra, sala kinemaje, teatro, spektakle, ose në rast të kundërt, jeta sociale do të jetë e mbyllur për personat që refuzojne.

Ndërsa Green Passi bazik do të përdoret kryesisht në ambientet e punës, në mënyrë që jeta e komunitetit të vijojë normalisht./albeu.com/


Shtuar 6.12.2021 14:59