Ishte”tapë”: 46 vjeçari përplaset me 2 mjetet e parkuara, arrestohet nga policia

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 46-vjeçarin me iniciale U.K. i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur. 46 vjeçari  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford” në lagjen nr. 10, Durrës ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.06.2021 23:04