Ishte humbur në plazhin e Shëngjinit, dorëzohet pranë familjes vogëlushi nga Kosova

Një fëmijë 7 vjeç nga Kosova ishte humbur në plazhin e Shëngjinit. Policia ka gjetur prindërit e tij dhe e kanë dorëzuar vogëlushin shëndoshë e mirë pranë tyre.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm./albeu.com

Shtuar 8.07.2021 14:58