ISHP: S’kemi qarkullim të varianteve të reja të Covid

Hapja e kufijve nga Kina në pikun e përhapjes së Covid-19 dhe qarkullimi i nënvarianteve të reja të Omicron ka rritur alertin në botë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se situata pandemike në Shqipëri është e qetë.

Prej dy javësh rastet me Covid kanë pësuar rritje të lehtë me 6% të mostrave të testuara pozitive. Aktualisht në qarkullim janë variantet ba4 dhe ba5 të Omicron dhe nuk ka asnjë dyshim për variantet e reja, që janë izoluar në SHBA, Portugali dhe Francë.

Të lidhura

None found

Ekspertët thonë se pavarësisht shifrave në rritje nuk pritet një valë pandemike, pasi në Shqipëri mbizotërojnë viruset gripale.

“Situata tek ne është e qetë, mbizotërojnë viruset gripale”, thotë Rovena Daja përgjegjëse e programit të vaksinimit.

Niveli i lartë i imunizimit të popullatës me anë të vaksinës dhe kalimit të virusit në mënyrë natyrale është një tjetër pikë që i bën ekspertët të besojnë se s’ka vend për panik.

“Situata tek ne është e qetë. Kemi arritur me një dozë 60% të popullatës së imunizuar. Vaksinimi mbron ndaj varianteve Omicon”.

Ekspertët thonë se në kushtet kur pandemia s’ka mbaruar vaksinimi nuk duhet ndalur. Ata rekomandojnë dozat booster veçanërisht për grupet e riskut./klan


Shtuar 4.01.2023 19:14