Ishin nisur nga Maqedonia për festën e Pavarësisë, autobusi me nxënës përplaset me një makinë te “Kthesa e Murrashit”

Një autobus me targa të Gostivarit, i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Mësohet se autobusi ishte nisur nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca./albeu.com


Shtuar 28.11.2023 12:46