Inceneratori i Tiranës/ Flamur Noka-Dumanit: A ka hetime për Erion Veliajn?

Deputeti i PD-së Flamur Noka, i është drejtuar kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani me disa pyetje gjatë raportimit në Kuvend, ku i ka detaje në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Po ashtu, Flamur Noka i ka kërkuar Dumanit se dëshiron të dijë se çfarë është bërë me kallëzimin e tij për “faljen” e sipërfaqes së tokës në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesit të mediave Carlo Bollino nga qeveria e Edi Ramës, e cila ishte destinuar për ndërtimin e një shkolle e falur nga familja Begeja, por që më pas u ngritën godina e redaksive të mediave të Bollinos.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m², e cila është dhënë me qira për 1 euro me VKM.

Ndër të tjera, Noka ka pyetur Dumanin dhe nëse a ka patur dekonspirim për urdhër-arrestet e lëshuara së fundmi për inceneratorin e Tiranës, ku nuk pati asnjë të ndaluar dhe kush e mban këtë përgjegjësi.

Po ashtu, deputeti demokrat dëshironte të dinte dhe nëse a ka hetim për pagesat e inceneratorëve ndaj mediave, ku një prej tyre, sipas tij është edhe media e Carlo Bollinos.

Pjesën më të madhe të pyetjeve të deputetit Flamur Noka, kreu i SPAK Altin Dumani iu shmang.

Në lidhje me kallëzimin për Carlo Bollinon, Dumani iu përgjigj Nokës se mund të bëjë kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posaçme dhe të imnformohet se çpo ndodh me kallëzimin e tij.

Sa i përket hetimeve për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se është çështje nën hetim dhe komplekse, teksa shtoi se duan të bëjnë një hetim sa më objektiv.

Noka: Dumani, prej katër vitesh ju dhe institucioni që drejtoni po heton një mega-aferë korruptive të inceneratorit të Tiranës. Deri më sot, shqiptarët kanë parë që para drejtësisë janë vetëm disa specialistë të niveleve të ulëta. Masat e arrestit për kokat e asaj afere që i di sot çdo shqiptar, po vetëm ju dhe institucioni që drejtoni nuk i di, nuk po shihen gjëkundi. Kjo është drejtësia që kërkojmë ne dhe që kërkojnë shqiptarët sepse vetëm ditët e fundit u fol për 22 fletëarreste dhe asnjë nuk u realizua. Tani, përgjegjësia për këto fletëarreste, ju bie ju apo Irena Gjokës Manekut Shpatës për dekonspirim? Për inceneratorin, a janë caktuar , masa të reja, pra këto ditë, për inceneratorin e Tiranës? A janë zbatuar këto masa dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre? Dhe e treta, sot çdo qytetar shqiptar e di që ky operacion i ditëve të fundit u dekonspirua. A po hetoni për këtë dekonspirim?

Pyetja tjetër. A është regjistruar si person nën hetim, Erion Veliaj? A ka masë sigurie për Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës? A ka hetime për të vëllanë e Erion Veliajt dhe familjarët e tjerë të tij? A jeni në dijeni ju si institucion drejtësie nëse ka pasur transferua nga jashtë të një shifre rreth 6 milionë euro në adresë të bizneseve të vëllait të kryebashkiakut të Tiranës? Në pozicionin që Erion Veliaj mban, qasje në dokumentacion, a mendoni se Erion Veliaj çdo ditë që është atje në zyrë dëmton hetimin për nëjs ërë çështjesh siç janë inceneratorët? Dosja 5D apo një dosje që është në përpunim e që do t’ju vijë shpejt, dosja e Arben Malokut? Apo edhe për implikimin e vëllait të tij në këto afera?

A po hetohen kompanitë në Maltë, Zimbabve, Bullgari, Qipro apo shtete e tjera ku janë? Përse nuk sekuestrohen asetet e kompanisë ITS të përfituara nga biznesi i dherave të inceneratorit të Tiranës? Përse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? A po kryhen hetime për media të tjera, të cilat kanë përfituar para nga kjo kompani? Një ndër to edhe Report TV e Carlo Bollinos, që ua kemi përcjellë edhe me dokumente autentik ku rriteshin pagesat me shënimin – “Të rriten pagesat se jemi në fushatë”!!! – Kjo është tragjedi.

Pyetje tjetër: A po hetohet kompania TVS96 për shkelje kontratë për respiratorët? Në kontratë kishte detyrim 54 respiratorë, në realitet solli pesë dhe kur flitet për respiratorë , flitet për jetën e qytetarëve shqiptarë që ikën për dhjamë qeni në kohën e COVID? Si ka mundësi që kompania TVS96 e Artan Xhorit e ortakut të Carlo Bollinos, në vend që të ishte objekt hetimi, merr tendera në SPAK me vlerën 99.9%?

Dumani: Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv.

Më tej, Dumani iu përgjigj edhe pyetjes për hetimet në lidhje me dosjen “5D”, ku tha se hetimet janë shumë më të thella se sa ka dalë në media. Ai tha se nuk mund të veprohet aq shpejt, pasi sipas tij, është ndryshe denoncimi dhe ndryshe hetimi, pasi duhet provuar çdo gjë.

Dumani: Lidhur me kompaninë 5D keni bërë duhet të dini ju keni një përqindje të vogël të informacionin që duhet të merrni. Hetimet janë shumë të gjëra dhe shumë të thella. Është bërë sekeustro preventive e pasurive të dy personave. Është e thjeshtë të thuash që faktet janë të qarta dhe sekuestrojeni për të sekuestruar ka procedura aktivitetit do të vazhdon, çdo lekë që do fitojë hoteli 20 % do shkojë te agjencia e pasurive të konfiskuara. Kërkon kohë hetimi është ndryshe hetimi, ndryshe denoncimi. Duhet provuar çdo gjë. Është një çështje që hetohet, vazhdon të punohet, të hetohet në drejtim të gjithë fakteve dhe personave të përfshirë në këtë hetim.


Shtuar 15.07.2024 15:53