Idri Istrefi pranon disfatën në Strugë

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.

Lajmin ai e ndau përmes profilit të tij në Facebook.

Kundër tij në garë ka qenë kryetari në detyrë i Strugës, Ramiz Merko.

“Të dashur qytetarë, struganët e mi. Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë. Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. “Por dua t’ju falënderoj për besimin dhe t’ju kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi./albeu.com/


Shtuar 31.10.2021 21:58