“Përg*aken” rrugët! Tjetër aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L.I, 33 vjeç.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë/ Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/