“Ia thamë me stil”, Atdheu tregon momentin e parë kur i ka treguar nënës se vuan nga Kanceri

Atdhe dhe Butrint Xharavina ishin të ftuar në “Wake Up”, ku folën për nënën e tyre e cila ia doli të mposhtte kancerin.

Atdheu zbuloi se ishte i pari që e mori lajmin nga mjekët dhe ia tha vëllait, ndërsa më pas ia thanë nënës.

Atdhe: Lajmin e kam marrë unë i pari nga mjekët kur po shkoja për Kosovë. Nuk ia kemi treguar për 4 javë pastaj ia thamë me stil. Pastaj i thamë që është masë e vogël që hiqet. Por ajo e kuptoi.

A ka një mesazh për këtë?

Atdhe: T’i qëndrojnë afër atij personit.

Butrinti: Unë them që t’ia lëmë në dorë Zotit.

Sa i përket fotografisë me Adriana Matoshi, e cila mposhti për herë të dytë kancerin, Atdhe Xharavina tha se u takuan rastësisht dhe ishin 5 persona. Ai zgjodhi t’i bënte foto vetëm nënës me aktoren pasi mposhtën kancerin.

Atdhe: U takuam rastësisht në tavolinë. I thashë t’ju bëj një foto ju të dyjave se e mposhtët dhe kancerin.