I zhdukur prej ditësh, gjendet trupi i ish-shefit të Policisë Rudolf Elezoviç?

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është ish-shefi i Policisë Rudolf Elezoviç.

Autopsia do të përcaktojë shkakun e plotë të vdekjes, por dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më datë 27 maj. Ai kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit prej 6 vitesh . Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në OB Ulqin dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare.

 


Shtuar 9.06.2021 09:39