“Dialog për zgjidhjen e ngërçit kritik me Maqedoninë e Veriut”, Rama takohet me presidentin bullgar

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bullgari, ku po zhvillon takime me krerët më të rëndësishëm të shtetit. Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Rama ka publikuar disa foto ku shihet me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Kreu i qeverisë shqiptare e vë theksin te marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe te nevoja për dialog me qëllim zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)”, thuhet në mesazhin e Ramës.

Shtuar 9.06.2021 09:06