EMRI/ I shpërtheu tritoli në makinë, 27-vjeçari nuk ia del, ndërron jetë në spital

Pas shpërthimit të mjetit nga tritoli, ka humbur jetën 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shtuar 11.06.2022 14:19