E dënuar me 10 vite burg në Gjermani, arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja (EMRI)

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja”, një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge, është arrestua në Shqipëri.

Policia e Shtetit, ka  njoftuar se vajza e re, e identifikuar si Maryam Assaf, ishte fshehur në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve”, thotë policia.

Ndërkohë, arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Njoftimi:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.


Shtuar më 2.03.2026 09:49

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş