I kishin fshehur pranë serrave, sekuestrohen municione luftarake në Vorë

Policia ka sekuestruar një sasi municionesh lutarake në Vorë. Ato janë gjetur të fshehura pranë serrave në fshatin Burxullë.

“Më datë 19.05.2021, gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur prane serave te fshatit Berxullë,  bashkia Vore një armë zjarri pistolete dhe një sasi municione luftarake të cilat u sekuetruan në cilësinë e proves materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe  identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje” thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 20.05.2021 09:30