6 ditë më parë ish-noteres Rezarta Koçi i vendosën tritol në mjetin e saj tip “Range Rover”, të parkuar poshtë apartamentit të saj, ku fatmirësisht ajo vetë nuk u lëndua, por pati vetëm dëme materiale.
Hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërkohë që neësbomb.al ka siguruar edhe një mesazh kërcënues ndaj ish-noteres, të mbërritur në Instagramin e saj vetëm pak ditë përpara vendosjes së tritolit në mjetin e saj.
Në mesazhin dërguar Rezarta Koçit në 31 tetor, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e saj, ish-noterja kërcënohet dhe ofendohet. “Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloëeen sic ke fytyren, te gjitha pislleqet qe ke bere me ate te ndjerin do i lash ne kete dynja. Shkofsh ne ferr kurve e ndyre”, shkruhet ne mesazhin e derguar nga profili me emer “bbb31_”.
Mësohet se “i ndjeri” që përmednet në mesazh është Urim Pepa, i cili ka patur lidhje me Rezarta Koçin, por është ndarë nga jeta disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia e ka marrë edhe këtë mesazh si provë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve./Newsbomb.al/