I doli video me pullë të kuqe, Papa Francesku pranon largimin e peshkopit nga detyra

Një peshkop Brazilian ka dhënë dorëheqjën pas videos së tij të skandalit seksual të shpërndarë në internet.

Video u përhap para një jave me shpejtësi në rrjetet sociale, ku një përson që supozohej se ishte ai, shfaqej duke u masturbuar.

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e Peshkopit Tomé Ferreira da Silva, i cili mbikëqyri një dioqezë në shtetin e Sao Paulos, Sao Jose do Rio Preto.

Ai përflitej se ishte hetuar nga Vatikani edhe për akuza të tjera në vitin 2015 pasi mendohej se injoroi raportet e abuzimit seksual në dioqezën e tij.

Që nga viti 2015, Ferreira thuhet se ishte hetuar nga Vatikani për akuza të tjera, përfshirë dyshimin se injoroi raportet e abuzimit seksual në dioqezën e tij./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 19:27