I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të gjyqit ndaj tij

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij të regjistrohet dhe të bëhet publik për qytetarët.

Kërkesa u paraqit nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për dosjen e njohur si “Buka sha”.

Të lidhura

None found

Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për një proces të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.

“Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin”, u shpreh avokati Ligori para trupit gjykues.


Shtuar 27.04.2026 14:28