Para pak minutash, ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS-së, edhe me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.
Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama, mësohet se u ka kërkuar vijimin me intensitet të kontakteve me njerëzit në bazë dhe qytetarët, sa i takon procesit të integrimit në BE të vendit.
Të lidhura
None found
Rama kërkoi vijimin intensiv të takimeve dhe përcjelljen e mesazheve për integrimin edhe në mediat sociale.
Fokus kryesor tek ato çështje që lidhen direkt me sfidat e integrimit, një prej tyre edhe siguria ushqimore.
“Vijoni me intensitet komunikimin për integrimin”, ka thënë mes të tjerash kreu i mazhorancës socialiste dhe i ekzekutivit.
Në fjalën e tij, mësohet se Rama u ndal edhe në rienergjizimim e anëtarësisë së PS.
