I akuzuar për dy vrasje të bujshme, si ia doli të korruptojë Ymeraj dy zyrtarët e burgut të Peqinit

Detaje të reja janë zbardhur nga arresti i dy zyrtarëve në burgun e Peqinit pasi tentuan të lirojnë nga burgu të dënuarit Viktor Ymeri.

Ymeri është vënë në pranga për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 2005, atë të biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

Mësohet se Ymeri është vetëm një prej shumë të burgosurve që hiqej si një punëtor i devotshëm në burg për të përfituar ulje dënimi dhe se për këtë gjë kishte angazhuar dy zyrtarët e burgut të Peqinit të vënë sot në pranga, ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu.

Kësaj skeme, Ymeri ia kishte parë njëherë ‘hajrin’, pasi përmes puënsimit në burg fitoi lirinë në vitin 2019 nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani dhe kishte planifikuar të përsëriste, por hetimet e zbuluan në kohë.

Tashmë Shehu dhe Kadiu janë vënë në pranga, pavarësisht se ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me skenarin e ndjekur prej tyre.

Ymeri u dënua me burg të përjetshëm pasi ekzekutoi me kallashnikov, Arben Pajën dhe Ilir Xhungën dhe për këtë vrasje të dyfishtë që nga viti 1999 qëndroi në burgun e Lushnjes, deri kur nisi projektimin e tij për lirinë, gjë që e arriti dhjetorin e vitit 2019.

Vrasjet:

Ngjarja e parë kriminale për të cilën akuzohet si bashkëpunëtor Ymeri është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës e ndodhur më 26 shkurt 2005, në Maminas.

Ngjarja e dytë kriminale është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Sipas SPAK, Ymeri ka pasur rolin e ndihmësit.

 

 


Shtuar 30.09.2021 21:46