I akuzuar për 20 vjedhje, arrestohet shqiptari në Greqi, skema që përdorte për të grabitur

Policia greke, më 3 tetor, ka arrestuar një shqiptar i cili akuzohet për vjedhje të rëndë të kryer në bashkëpunim.

Sipas medieve fqinje bëhet fjalë për 25-vjeçarin Klement Tushe.

Sipas policisë, Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë.

Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve. Veç 20 vjedhjeve në banesa, grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti.

Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Laptop, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.

Vlera totale e sendeve të vjedhura e kalonte shumë e 120 mijë eurove./Albeu.com


Shtuar 24.10.2023 10:27