Ish-kryeministri Berisha ka hyrë sot në selinë e Partisë Demokratike me mbështetësit e vet.
Ai ka mbajtur edhe një fjalë para mediave pas hyrjes në seli.
“Sot vijmë ktu për të bërë një mbledhje dhe nuk futemi në zyrën e Bashës.
Deri në datën 18 Basha duhet të mendojë e të reflektojë pas Kuvendit madhështor.
Sot futem në PD si një nga anëtarët e Komisionit të rithemelimit, si një i barabartë midis të barabartëve.
Ajo që Basha bëri sot ishte firma e turpit e deputetit Basha që padit në prokurorinë e Ramës kolegët e vetë”, u shpreh Berisha./albeu.com/