Messi vs Ronaldo, dyshohet se shorti i Champions mund të jetë i planifikuar (VIDEO)

1 orë më parë është hedhur edhe shorti sa i takon fazës me eliminim direkt në Champions League, ku në sy ra përballja mes PSG-së së Lionel Messit dhe Manchester United të Cristiano Ronaldos.

Kjo sfidë na jep mundësinë të shikojmë të paktën edhe njëherë tjetër përballjen mes dy lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave Messi vs Ronaldo.

Përpos kësaj në internet po qarkullon një video e cila është bërë virale, teksa dyshohet se përballja mes PSG dhe Manchester United është e planifikuar.

Në një video të publikuar nga gazetari i “Independent”, Mark Critschley, vërehet që derisa hidhej shorti për Atletico Madrid, topi i Manchester United nuk ndodhej në vazo.

Pra, topi i Man United nuk ishte në vazo derisa bëhej shorti, edhe pse dy skuadrat kanë pasur të drejtë që përballen me njëra-tjetrën, duke qenë se u kualifikuan si pozitë e dytë dhe që nuk vijnë nga i njëjti shtet. Ndërkohë, Atletico Madridit i ra shorti kundër Bayern Munich./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 13:56