Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Lezhë për armëmbajtje pa leje. Dyshohet se i riu është një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më 13 nëntori në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Kujtojmë se personi tjetër i përfshirë në këtë ngjarje është dhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ndodhet në arrati jashtë vendit./albeu.com