Humbi vajzën në moshën 17-vjeçare, përlot Drejtori i ekipit Vllaznia: Zoti e deshi pranë vetes

Një lajm tragjik ka tronditur sot ekipin e “Vllaznisë” në Shkodër. Vajza e drejtorit të këtij ekipi, Alban Hasani kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji.

17-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën.

Të lidhura

None found

Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

Sakaq, në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Hasani ka gjetur forcën për të falenderuar ata të cilët i janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë për të dhe familjen e tij.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, është shprehur Hasani.


Shtuar më 22.10.2023 18:09

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş