DOSJA E SPAK/ Ish-drejtorit të klubit Partizani iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin

Privatizimi i ish-Kompleksit Partizani dhe aferat e dyshimta se si u realizua një gjë e tillë, bënë që një ditë më parë GJKKO të lëshonte urdhërarrestin për Jamarbër malltezin, ndërsa të jepte masën detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Fatmir Bektashin, këtyre dy të fundit ju ëhstë sekuestruar dhe pasaporta.

AlbEu.com, ka siguruar dosjen hetimore, ku janë disa nga dëshmitë që çuan pas hekurave dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, si dhe masën detyrim paraqitjeje për këtë të fundit.

Ish-Drejtori i Klubit Sportiv Partizani, Isa Tare, në dëshminë e tij para prokurorëve ka thënë se atij i kanë ofruar një apartament në kullat që u ndërtuan më vonë, me qëllim që të mos kundërshtonte privatizimin.

Ai ka thënë se nëj nga ish-pronarët i ëhstë afruar dhe i ka thënë që do t’i jepte një apartament në kompleksin e ri të pallateve, mjaftonte që ai të mos i dilte kundër privatizimit të terrenit sportiv të Klubit Partizani.

Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes’- shkruhet në dosje.

/AlbEu.com/


Shtuar 22.10.2023 17:59