Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”. Blutë bëjnë me dije se Hyqmet Dervishi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.
Pas përplasjes, i moshuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të lidhura
None found
