Humbi jetën nga zjarret në Gjirokastër, përcillet sot në banesën e fundit 64-vjeçari

Sot po përcillet në banesën e fundit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj që humbi jetën tragjikisht ndërsa po luftonte me flakët në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Asim Zeneli, ku 64-vjeçari u asfkisua nga tymi i zjarrit që i kishte ardhur në oborrin e shtëpisë, e më pas vdiq.

Edhe bashkëshortja e tij mbeti e lënduar nga zjarri. Ajo ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe mbrëmjen e djeshme u nis me urgjencë në Tiranë për të marrë një mjekim të specializuar./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 10:20