Humb 82-vjeçari në Maliq, policia apel për ndihmë

Policia e Maliqit ka njoftuar se me datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.


Shtuar 14.04.2021 19:42