Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi 40 milionë euro pasuri.
Bushati tha se hetimi i kësaj dosje, është pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri.
Të lidhura
“Këtu përveç vjedhjes me tendera, kemi korruptim të policisë, hipotekat, gjykata, thonë edhe të SHIK. Nëse do ti vija një emër, siç ka Rama ministrinë për rrugët, ministrinë për shëndetësinë, kjo ishte ministria e kriminalitetit”, tha ai.
Sipas tij, në këtë skemë, janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore.
Bushati: Kjo dosje për mua është pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri. Jemi mësuar, pavarësisht se janë hajdutë me shifra të mëdha, janë zbuluar vjedhje ordinere. Merr lekët për incenerator dhe i zhduk nuk bën incenerator. Këtu përveç vjedhjes me tendera, kemi korruptim të policisë, hipotekat, gjykata, thonë edhe të SHIK. Nëse do ti vija një emër, siç ka Rama ministrinë për rrugët, ministrinë për shëndetësinë, kjo ishte ministria e kriminalitetit. Edi Rama nëpërmjet këtij grupi kontrollonte kriminalitetin e Shqipërisë. Ku duket?
Duket që këtu përveç vjedhjes së parave publike, futet rrëmbimi i personave. Simbioza e vjedhjes me kriminalitetin dhe banditizmit, e një konkurrenti që nuk bindet dhe rrëmbehet, thonë të njëjtën fat ka patur familja e shqiptaro-gjermanes.
Tjetër gjë, po të shohësh nivelin e fshehjes së pasurive, është më u sofistikuar. Pse? Deri tani jemi mësuar që ia lë kushëririt dhe shokut, por këtu janë të përfshirë një sërë punonjësish të kompanisë së Beqirit, që merr tenderat publikë, në fshehjen e parave të korrupsionit që kompania e Beqirit ndan.
Pra ka një ndërmarrje që përfiton para publike dhe brenda kësaj, një ndërmarrje me sistem të organizuar të fshehjes së pasurive të zyrtarit. Në këtë nivel ka arritur majën e sofistikimit të vjedhjes dhe kriminalitetit.
Për ti vënë pastaj qershinë mbi tortë, po të bëhej serial Netflixi, pasi rrëmbejnë para dhe vjedhin, rrëmbejnë persona, marrin atë Pepën që importonte pije, sjellin vera nga 30 mijë euro dhe i hapin në zyrën e kryeministrit. Suksesi i rrëmbimit të njerëzve festohet duke hapur tapa shishesh 30 mijë euro.


