Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e pronave mbi 40 mln euro në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK për dosjen “AKSHI”.
Xama dha se kjo është ndër shifrat më të larta të sekuestruar ndonjëherë nga SPAK. Xama shpjegoi gjithashtu si funksiononte skema e paracaktimit të tenderave të AKSHI-t.
Të lidhura
None found
“Nga ajo që bie në sy, sa i takon sekuestrimit të pasurive, kjo është një nga vlerat më të larta. Dyshohet se kreu i grupit ka qenë Ergys Agasi, që në bashkëpunim me ish drejtoreshën e AKSHI, Karçanaj dhe të tjerë, kanë organizuar një skemë për të përfituar dhe paracaktuar tendera me vlerë dhjetara milionë euro, duke ia dhënë kompanive që paracaktoheshin. Një pjesë e shumave monetare përfundonin te kompania EA Solutions e Agasit.
Një pjesë e parave kanë shërbyer për të blerë prona.
Ajo që bën çudi te kjo dosje, është që aplikimi për lejen e legalizimit ka nisur në vitin 2020, kur fuqia e Agasit ka qenë inekzistence, por duke qenë se ka qenë administraimi i sistemit të IT, kanë ndërhyrë në sistemin e kadastreës.
Di që pas rrokadës në agjencisë shtetërore të Kadastrës, ka patur kallëzim për këtë ndërhyrje në Prokurori dhe një pjesë e hetimit i është përcjellë SPAK.
Po ashtu, kompanitë dhe të ardhurat e kompanive të Ermal Beqiraj zënë vlerë dhjetëra milionë euro. Zoti Beqiraj kishte edhe një jaht.
Shohim në këtë dosje që edhe punonjësit e kompanive, kanë dalë prestanome për pronat e zyrtarëve të lartë.
Janë bllokuar edhe pasuritë e kompanisë Albascan, që ofron shëbrime IT edhe për SPAK”, tha ndër të tjera Xama.
SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurive te grupit te AKSHI:
Në ngarkim të personit nën hetim M.K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim E.A:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
E.B
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.
