Heqja e masave kufizuese, grekët “arratisen” drejt ishujve. Trafik i rënduar në port

Ditën e djeshme, Greqia hoqi masat kufizuese duke e kthyer vendin në normalitet dhe gati për një verë si në kohën para-pandemike.

Vendimi për të lejuar lëvizjet ndër-rajonale ka bërë që qytetarët të arratisen nga shtëpitë dhe qyteti për pushime në ishujt grekë.

Kjo ka sjellë një trafik të rënduar në portin Pire që nga orët e para të mëngjesit, pasi qytetarët po udhëtojnë drejt destinacioneve ishullore. Sidoqoftë, vetëm pasagjerët që kishin një  PCR negativ ose rezultatin negativ të testit mund të hipnin në anije.

Pas më shumë se një viti e gjysmë nën masa të rrepta dhe rregullash strikte anti-Covid, tashmë grekët me mund të shijojnë verën./albeu.com


Shtuar 15.05.2021 11:27