Zbrazte shtëpitë dhe bizneset, kapet hajduti profesionist në Cërrik

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Cërrik, pasi ky i fundit rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve.

Gëzim Alliu akuzohet për disa vjedhje në banesa dhe lokale të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie.

Sipas burimeve zyrtare Alliu ka qenë më herët i dënuar për vjedhje.

30-vjeçari prej kohësh ishte kthyer në një vjedhës profesionist pasi kujdesej që në çdo rast vjedhje të mos linte gjurmë.

Shtuar 15.05.2021 11:05