Helmimi masiv në Malishevë, dalin analizat e ushqimeve: U gjetën baktere

Mbi 200 persona kishin kërkuar trajtim javën e kaluar nën dyshimin e helmimit në një ‘Fast Food’ në Malishevë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka njoftuar se ka gjetur disa baktere nga analizat që janë bërë në ushqimet që janë përdorur nga të helmuarit.

“Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, ka njoftuar AUV.

Po ashtu janë gjetur edhe baktere në ushqime tjera.

“Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, thuhet më tej në njoftim.

Shtuar 20.10.2023 21:46