HARTA/ Tërmeti i fuqishëm “shkund” Korçën, ndihet edhe në Tiranë (FOTO LAJM)

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Greqi, në kufij me Maqedoninë e Veriut.

Epiqendra dyshohet të ketë qenë në Follorinë.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Lëkundjet janë ndier në shumë qytete shqiptare, përfshi edhe Tiranën, madje edhe në Kosovë.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo jetë të humbura njerëzish./albeu.com


Shtuar 9.01.2022 22:47

Tags: ,