Harizaj po çonte në shtëpi kamarierin, si ndodhi shpërthimi i makinës në Tiranë, të dy në gjendje kritike për jetën

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin e ndodhur orët e para të diktës së sotme në zonën e Unazës së Re.

Mësohet se Mikel Harizaj është pronar i një lokali në zonën e “Xhamllikut” dhe po ashtu pronar i një marketi po në të njëjtën zonë.

Ndërsa i plagosuri tjetër 26-vjeçari Serini Dumi që ishte pasagjer, është kamarier në lokalin e Harizajt.

Ky i fundit mësohet se ka qenë duke çuar për në shtëpi 26-vjeçarin dhe gjatë rrugës mjeti tip Mazda ka shpërthyer

Burime nga Spitali i Traumës tregojnë se gjendja e të plagosurve është kritike. Të dy janë në intubim, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën./albeu.com